Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i eurodeputetit: Nëse miratohet paketa anti-shpifje, Shqipëria rrezikon negociatat dhe kryesinë e OSBE

Paralajmërimi i eurodeputetit: Nëse miratohet paketa anti-shpifje,

Ndërsa vijon të ketë një ‘furtunë’ reagimesh edhe nga faktori ndërkombëtar kundër miratimit të projektligjit të propozuar nga qeveria shqiptare për paketën anti-shpifje, Shqipëria merr një paralajmërim se në rast miratimi në Kuvend të këtij projektligji, rrezikon negociatat e anëtarësimit në BE, si dhe kryesinë e OSBE-së për 2020-ën.

Anëtar i Parlamentit Evropian, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Drejtave të Njeriut, David Lega shkruan në twitter se “Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, do të rrezikojë kryesinë e OSBE-së në Shqipëri. Do të ndërlikojë gjithashtu negociatat e anëtarësimit në BE. Lidhur me këto arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është shumë e mirëpritur”.

Po ashtu edhe Këshilli i Europës ka kritikuar projektligjin e qeverisë, duke e cilësuar me disa shkelje, që mund të sjellin goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe liria e mediave në vend.

Këshilli i Europës me 8 rekomandime për ‘Ligjin anti-shpifje’: Tërhiqeni, doni të godisni median online

Të fundit