Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Së shpejti, një skandal do të ‘shpërthejë’ në qeveri

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Së shpejti, një skandal

Muaji maj do të ketë zhvillime të forta politike që do të tronditin qeverisjen.  Ky ishte mesazhi që kreu i PD, Lulzim Basha u dha deputetëve të tij në mbledhjen e grupit parlamentar ditën e hënë.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura sipas “Gazetës Panorma” bëjnë me dije se përmes një metafore, Basha informoi deputetët e tij se pritet që në ditët në vijim të shpërthejë një skandal në radhët e qeverisë.

“Retë që kanë nxirrë qiellin do të shpërthejnë shumë shpejt”, është shprehur Basha.

Sipas tij, përmasat e ish-ministrit Tahiri do të përfshijnë sërish qeverinë, ndaj dhe opozita duhet të vazhdojë aksionin e saj në të gjitha format. Burimet bëjnë me dije se opozita do të vazhdojë të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, si bojkotimi i komisioneve parlamentare përveç komisionit “Tahiri”.

Po ashtu, edhe këtë të enjte, parlamenti pritet të mos ketë një seancë të qetë, pasi opozita nuk do të lejojë zhvillimin normal të të punimeve në Kuvend. Basha ka urdhëruar deputetët që të bëjnë një opozitë të fortë, për të qëndruar në lartësinë e kërkesës që qytetarët kanë nga opozita.

Të fundit