Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i fundit i Xhafajt: Grupet kriminale do reagojnë fort, por fundi i tyre është i pashmangshëm

Paralajmërimi i fundit i Xhafajt: Grupet kriminale do reagojnë fort,

Në fjalimin e lamtumirës të organizuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj u shpreh se lufta e nisur kundër grupeve kriminale do të sjellë edhe kundër reagimin e këtyre të fundit edhe pse nuk preferoi të përmendte emra.

"Ne kemi qenë dhe mbetemi të ndërgjegjshëm se lufta që kemi nisur kundër grupeve të ndryshme kriminale, do të prodhojë kundër-reagim të fortë të këtyre të fundit. Së bashku në analizat tona kemi konkluduar se e prisnim këtë dhe kemi qenë të përgatitur. Çdo ditë shohim dëshmi konkrete të këtij kundër-reagimi kriminal. E kemi ndjerë edhe drejtpërdrejt".

"Eksperiencat e vendeve të ndryshme evropiane ose më gjerë na tregojnë se aq herë sa shteti godet krimin, pothuajse aq herë edhe ai kundër- reagon në forma dhe metoda të ndryshme. Sa më fortë shteti e godet krimin, thuajse po me forcë edhe krimi kërkon të kundërpërgjigjet e të reagojë. Ky është një fenomen që është i pritshëm", deklaroi Xhafaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se policia gjendet nën një sulm të organizuar nga segmente të politikës dhe mediat, të cilat sipas tij janë të lidhura me krimin.

"Jam i vetdijshëm se Policia e Shtetit gjendet sot nën një sulm dhe përbaltje sistematike të orkestruar nga segmente të politikës dhe një pjese të medias, disa prej të cilave për fat të keq edhe nën influencën e grupeve kriminale, të cilat me sa duket ndjejnë ngushtimin e lakut dhe afrimin e përballjes me drejtësinë dhe po ushtrojnë trysni të gjithanshme. Sa më shumë rritet forca goditëse e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese, po aq rritet edhe agresiviteti i këtyre segmenteve, fundi i të cilëve është i pashmangshëm".

"Është e rëndësishme që për të patur sukses në këtë luftë duhet të gjithë ti japim mbështetjen e plotë dhe pa rezerva strukturave të Policisë së Shtetit të angazhuar në këtë luftë. Pjesa e shëndoshë e shoqërisë duhet të jetë e ndërgjegjshme dhe të kuptoj se çdo sulm kundër Policisë së Shtetit është oksigjen për krimin. Mbështetja e punës dhe sakrificave të Policisë së Shtetit është përgjegjshmëri ndaj vendit, është detyrim atdhetar", përfundoi Xhafaj.

I larguar mes misteresh, Xhafaj nuk la pa akuzuar edhe opozitën e cila sipas tij nuk e inkurajon mjaftueshëm Policinë e Shtetit, por e përgojon atë.

U dorëhoq si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tregon se ku do të fokusohet tani

Në fjalimin e fundit si ministër, Xhafaj flet sërish për dorëheqjen. Ramën e përmend specifikisht për një çështje

Azilkërkuesit, Fatmir Xhafaj: Kishim dështuar përpara se unë të merrja detyrën e ministrit

Të fundit