Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i gazetarit Çollaku: I pashmangshëm arrestimi i Dakos dhe zyrtarëve të tjerë socialistë

Paralajmërimi i gazetarit Çollaku: I pashmangshëm arrestimi i

Gazetari Basir Çollaku shprehet se arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako është çështje ditësh. Në emisionin ‘360 gradë’, ai shkoi më tej duke paralajmëruar se përveç Dakos, do vihen në pranga edhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë.

“Zoti Rama është i informuar se çfarë do ndodhë. Ajo dosja që luan me fatin e tij, dosja 339 do arrestohen të gjithë ata që janë brenda kësaj dosje. Por a do arrestohen të gjithë përnjëherësh? Jo. Sepse po të arrestohen të gjithë përnjëherësh i bie të dalin ata që janë tek 313 sepse janë aq shumë sa nuk i nxë, duhet të nxjerrësh ata përjashta që të futësh këta të tjerë brenda.

Por njerëzit që do të përballen me ligjin dhe duhet të shkojnë në atë qeli janë njerëz me pushtet dhe janë pikërisht bashkëpunëtorë të zotit Rama, janë ministra, janë deputetë, janë kryebashkiakë. Janë njerëz të cilët bashkë me grupin parlamentar dhe sado fashikuj të përpiqesh t’i zhdukësh nuk mund t’i zhdukësh provat që janë brenda dhe Dako është personi i parë i ekspozuar tashmë edhe publikisht, është fillesa e arrestimeve dhe është e pashmangshme dhe për emra të tjerë brenda mazhorancës”, deklaroi ai.

Në dosjen ‘339’ janë përmendur edhe emra të tjerë, si ish ministrat Damian Gjiknuri, Taulant Ballën, Qazim Sejdinin, etj. Në fund, Çollaku i bëri thirrje policisë të mbajë nën mbikqyrje të gjithë personat e përmendur në dosjen '339’, pasi mund të largohet nga vendi.

Të fundit