Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Haradinajt: 3 mijë agjentë rus në Serbi, plan për destabilizimin e Kosovës

Paralajmërimi i Haradinajt: 3 mijë agjentë rus në Serbi,

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova po përballet me një agjendë agresive ruse. Në një prononcime për rrjetin televiziv amerikan, CNBC, Haradinaj sqaroi se 3 mijë agjentët rusë veprojnë të maskuar si anëtar të shoqatave humanitare në Serbi.

“Atë që e quajmë agjendë talebane apo islamike, ishin shumë agresive ndaj nesh. Por gjithashtu rusët janë shumë agresivë. Ata e bazojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre nga Serbia, ata kanë 3 mijë monitoruesve të tyre që i quajnë humanitarë në Serbi, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë, shërbimeve të sigurisë ruse. Por ne kemi detyrat tona të shtëpisë dhe nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët e tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s”, ka thënë Haradinaj një intervistë të dhënë për CNBC.

Haradinaj ka thënë se e mirëpret përkrahjen nga SHBA-të dhe tani pas Maqedonisë është koha e Kosovës që të futet në NATO.

Të fundit