Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Kryemadhit: Do jem në rresht të parë nëse fadromat do afrohen për të shembur Teatrin Kombëtar

Paralajmërimi i Kryemadhit: Do jem në rresht të parë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se forca politike që ajo drejton është kundër shembjes së teatrit Kombëtar.

Në një dalje për mediat pas përfundimit të një takimi që zhvilloi me një përfaqësi artistësh, Kryemadhi paralajmëroi se ajo do të jetë në rresht të parë të protestës nëse do të tentohet të shembet Teatri Kombëtar.

“Jo vetëm në emër të LSI-së, pore dhe si qytetare, mua më kanë në resht të parë. Më kanë në rreshtin e parë në momentin e ardhjes së ruspave për të prishur Teatrin Kombëtar”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit