Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Kryemadhit: Tahiri do dënohet me arrest shtëpie, Rama e ka mbyllur marrëveshjen me prokurorët dhe gjykatësit

Paralajmërimi i Kryemadhit: Tahiri do dënohet me arrest shtëpie,

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi mendon se dorëheqja e Tahiri nga mandati i deputetit është një lojë e tij me Ramën, madje paralajmëron se masa që do të jepet ndaj ish-ministri i Brendshëm është ‘arrest shtëpie’. Sipas Kryemadhit i vetmi dënim që do të rëndojë mbi Tahiri është ai i arrestit të shtëpisë, gjë e cila implikon si prokurorinë ashtu dhe gjykatën me krimin e organizuar.

Në një prononcim për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryemadhi u shpreh: “Tashmë që Rama mbylli të gjitha marrëveshjet e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Sajmir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar”, ka pohuar Kryemadhi.

 

Të fundit