Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i kryeministrit të Pakistanit: Mund të ketë një krizë gjigante refugjatësh

Paralajmërimi i kryeministrit të Pakistanit: Mund të ketë

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan deklaroi ditën e sotme se me miliona myslimanë mund të largohen nga India për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e diskutuar të Kashmirit, e po ashtu nga India, ku është miratuar një ligj i ri për nënshtetësinë. Ai mendon se kjo do të krijojë një krizë refugjatësh të paparë më parë, që mund t’i bëjë të ngjajnë të tjerat si shumë të vogla.

“Ne jemi të shqetësuar që jo vetëm mund të ketë një krizë refugjatësh, pro ne jemi të shqetësuar se kjo mund të çojë në një konflikt ndërmjet dy shteteve të cilat zotërojnë armë bërthamore.

Vendi ynë nuk do të jetë më në gjendje që të strehojë më shumë refugjatë. Bota duhet që të bëjë një hap për këtë”, u shpreh Imran Khan në Forumin global për refugjatët në Gjenevë.

Të fundit