Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Lleshajt: Një gjyqtar që jep vendim, duhet të mendohet mirë

Paralajmërimi i Lleshajt: Një gjyqtar që jep vendim, duhet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëroi gjyqtarët të cilët japin vendime të padrejta, se do të ndëshkohen. I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala për rastin e Florenc Çapajt dhe të Suel Çelës dhe gjyqtarin që i liroi, ai u përgjigj:

“Do i referohemi KLGJ, do çojmë prova. Gjyqtarët vendosin, gjykata është instanca më e lartë. Një gjyqtar që jep vendim, duhet të mendohet mirë. Ti nuk do ta dëgjosh apo s’të pëlqen ta dëgjosh. Do i çohet KLGJ dhe KLGj ose do të pezullojë gjyqtarin ose do na thotë neve e keni ju gabim.

Ka parashikime që kur gjyqtarët apo prokurorët vërehen në shkelje të rënda, Policia i drejtohet KLP dhe KLGJ dhe ato marrin një vendim për pezullim ose jo. Nëse gjyqtari pezullohet, ai do të ketë telashe ligjore, si krimineli.”, tha Lleshaj në “Real Story” duke shtuar “Në Apel çështja rifillon, ndërsa për gjyqtarin fillon procedura, sepse ka liruar kriminel padrejtësisht.”

Të fundit