Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i meteorologëve, përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër, shkak s’janë vetëm reshjet  

Paralajmërimi i meteorologëve, përkeqësohet situata e

Përshkallëzohet situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, zonë ku kryebashkiakia Voltana Ademi ka kërkuar dje të shpallet edhe gjendja e emergjencës.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit situata pritet të përkeqësohet ditën e nesërme, por shkak nuk janë vetëm reshjet e shiut, apo shkrirja e borës nga rritja e temperaturave, por edhe si pasojë e shkarkimeve të kaskadës në Lumin Drin.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit. Sot (e mërkurë, dt.07) dhe në vazhdim përgjatë datave 8 dhe 9 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen ditën e Enjte, 8 Mars 2018. Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Pjesa tjetër e territorit parashikohet me ulje të rrezikut nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve”, sqaron Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Të fundit