Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i OBSH: Testimet për vaksinën ndaj Covid-19 nuk kanë dështuar, por nuk pritet para vitit 2021

Paralajmërimi i OBSH: Testimet për vaksinën ndaj Covid-19 nuk

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se studiuesit po përparojnë në zhvillimin e vaksinës kundër covid-19, por paralajmëroi se ajo nuk mund të pritet të vihet në zbatim para vitit 2021.

Sipas Mike Ryan, drejtor i programit për emergjenca pranë OBSH-së , disa vaksina të mundshme janë në fazat e treta të testimit dhe se asnjëra nuk ka dështuar në aspektin e sigurisë ose aftësisë për të nxitur reagimin e sistemit imunitar.

“Do të jetë pjesa e parë e vitit të ardhshëm kur do të fillojmë të shohim njerëz të vaksinuar. Dhjetëra vaksina kundër coronavirusit janë në faza të ndryshme të testimit në gjithë botën.

Këtë javë, Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se vaksina që ka zhvilluar ai, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar.

Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se testimi në njerëz ka treguar se pas injektimit të vaksinës, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë virusin”, tha Mike Ryan.

Të fundit