Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Ramës për gjobitjen e portaleve, ish-ministri: Fiks partia shtet, shpifjen ta dënojë qeveria jo gjykata

Paralajmërimi i Ramës për gjobitjen e portaleve, ish-ministri:

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi mediat se së shpejti do të penalizohen nëse publikojnë lajme, që sipas tij janë ‘fake news’, duke iu referuar miratimit të paketës anti-shpifje.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon me ndaj deklaratës së kryeministrit, duke u ndalur te propozimi se shpifjen duhet ta dënojë qeveria dhe jo gjykata.

“Propozon të vendosë gjoba shumë të larta për ata që shpifin dhe nxjerrin lajme të rreme. Dakord me gjobën por pyetja është si do konstatohet shpifja ose edhe lajmi i rremë?!”, shkruan Manjani, sipas të cilit ky quhet pushkatim pa gjyq.

Statusi i plotë:

Përbindëshi i fjalës së lirë e nxori kokën.

Propozon që shpifjen ta dënojë qeveria jo gjykata. “Nuk ka pse të mundohemi deri në gjykatë...” - thotë zotëria.

Propozon të vendosë gjoba shumë të larta për ata që shpifin dhe nxjerrin lajme të rreme. Dakord me gjobën por pyetja është si do konstatohet shpifja ose edhe lajmi i rremë?!

Që një deklarim publik të quhet shpifje ose jo, duhet ta konstatojë një gjykatë e pavarur dhe me një proces të rregullt gjyqësor, ku shqyrtohen fakte e prova në këtë funksion.

Kryeministri thotë se “ska nevojë të shkojmë në gjykatë”, por ta dënojmë vetë!!!!

Dmth departamenti anti-shpifje i partisë urdhëron agjencinë publike x të dënojë me gjobë gazetarin, gazetën, portalin apo qytetarin për shpifje!

Kjo quhet pushkatim pa gjyq i cilitdo që shpreh një mendim!

Sipas kësaj logjike edhe veprat e tjera penale ska pse ti gjykojë gjykata, por partia dhe komisarët e saj në polici.

Madje as për zgjedhje nuk do kemi nevojë sepse kemi sondazhet!!!

Kjo është fiks partia shtet!

Demokracia tashmë po shpallet shfaqje e huaj..

Të fundit