Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Ramës për ndërtimet pa leje, PD: Ndëshkimi të nisë te pallati i ish-deputetit socialist

Paralajmërimi i Ramës për ndërtimet pa leje, PD:

Ish-depuetja demokrate Oriola Pampuri, në një prononcim  për mediat reagoi pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili paralajmëroi ndëshkime penale për ndërtuesit që kanë kryer abuzime.

Pampuri, e cila ndodhej pranë ndërtesës së “Sky Toëer” në zonën e ish-Bllokut, i kërkoi Ramës që ta nisë nga aty ndëshkimin,  teksa e akuzoi se  po ndërtohet një shtesë nga miku i kryeministrit, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Ish deputetja e akuzoi  Ramën se punon me dy standarde dhe i bëri thirrje që ndëshkimin ta fillojë pikërisht nga miku i tij.

“Në qendër të Tiranës, në këtë ndërtesë, po ndërtohet një shtesë në kat të fundit. As më pak e as më shumë është shtesa, të cilën po e ndërton vetë miku i tij, ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Edi Rama sot deklaroi që do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues të cilët ndërtojnë shtesa pa leje. Por së pari le ta nisë ndëshkimin me ata të cilët japin lejet e ndërtimit, nga ata të cilët lejojnë këtë katrahurë që ka ndodhur në Tiranë.

Edi Rama punon me dy standarde nga njëra anë kërkon të ndëshkojë ata të cilët janë qytetarë të thjeshtë, ndërtues të cilët nuk kanë lidhje me të, dhe nga ana tjetër mban dhe mbështet ndërgtuesit që janë klientët e tij, ata me të cilët ndan paratë dhe mbështetës të tij”, tha ndër të tjera Pampuri.

Të fundit