Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Salvinit për mafien, reagon Basha: Era e ndryshimit së shpejti edhe në anën tjetër të Adriatikut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lëshuar nëj mesazh të fortë për mafien. Në Twitter, Basha ju referua deklaratës së bërë nga Matteo Salvini, teksa shkruan se mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë.

“Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpejti edhe në anën tjetër të Adriatikut.  Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realititetit  të deridjesshëm…”, shkruan Basha.

Twitter i Salvinit

Për mafiozët mbaroi koha, kur bënin si t’ju donte qejfi! Tani duhet të demonstrojmë se Shteti është më i fortë. Në fund, do të më pëlqente të kujtohesha si ai që luftoi kamorrën, ndragheten dhe mafian më shumë së të tjerët.

Të fundit