Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi/ “Kemi informacione dhe materiale që përfshijnë aktivitet kriminal të Qeverisë”

Paralajmërimi/ “Kemi informacione dhe materiale që

I ftuar në emisionin “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin ka qenë i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Ai ka konfirmuar se Partia Demokratike ka informacione për afera të tjera korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë në proces verifikimi dhe dokumentimi.

“Partia Demokratike sigurisht që disponon informacione dhe materiale që përfshijnë aktivitet kriminal të anëtarëve të qeverisë të cilat kalojnë në një filtër verifikimi dhe dokumentimi të plotë. Sapo ne të dokumentojmë afera të cilat do duhet ti ndajmë me publikun do i bëjmë publike. Konfirmoj që po kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm”, është shprehur Bardhi.

Zyrtari i lartë i PD-së u shpreh i bindur se më 30 qershor nuk do të organizohen zgjedhjet lokale.

“Ne kemi një koalicion të përbashkët për të hyrë në zgjedhje por në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Zgjedhje bëhen kur ka dy alternativa. Ne nuk kemi për të marrë pjesë në një krim tjetër elektoral”, tha Bardhi.

Të fundit