Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Monika Kryemadhit: Shqipëria do shkojë në zgjedhje të parakohshme

Paralajmërimi i Monika Kryemadhit: Shqipëria do shkojë në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se Shqipëria do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Në një takim me të rinjtë e LRI-së, Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka rënë si kryeministër dhe politikan, dhe është koha që ai të largohet për t’i hapur rrugën dikujt tjetër.

“Një njeri i vetëm nuk mund të jetë kundër një populli të tërë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata:

Na thërret detyra kombëtare për të sensibilizuar të rinjt dhe të rejat kudo që janë. Kjo është sfida jonë përballë krimit. Beteja me krimin është e vështirë sepse krimi drejton sot shtetin, qeverinë dhe policinë, por ka një disavantazh sepse nuk drejton zemrat e të rinjve shqiptarë. Edi Rama po mundohet të joshë, të kërcënojë, të intimidojë drejtësinë. Pavarësisht se kush është drejtësia shqiptare, ai vazhdon ta kapi me falangat e krimit të organizuar. Një njeri i vetëm nuk mund të jetë kundër një populli të tërë. Ne si klasë politike kemi kusuret tone dhe do t’i paguajmë duke kërkuar falje dhe duke i dhënë besimin shqiptarëve se ka ardhur një ditë e re. Jam e bindur se ky vend do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Jam e bindur se shqiptarët do të zgjohen. I bëj thirrje Edi Ramës, ka rënë moralisht si kryeministër, ka rënë moralisht si politikan, të largohet dhe t’i hapë rrugën dikujt tjetër.

Jo vetëm prova, Prokuroria ka ‘në dorë’ një dëshmitar kundër Saimir Tahirit

Të fundit