Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i presidentit Tusk: Polonia mund të mbajë një referendum si ‘Brexit’

Presidenti polak i Bashkimit Europian, Donald Tusk paralajmëron se qeveria e djathtë në Varshavë mund të ndërmarrë hapat për mbajtjen e një referundimi për daljen nga unioni.

Kriza midis  Brukselit dhe Varshavës është thelluar pas sanksioneve të vendosura ndaj shtetit polak, i cili rrezikon të humbasë edhe të drejtën e votës në BE për shkak të reformave në sistemin e drejtësisë, që po kundërshtohen nga zyrtarët europianë.  

"Mund ta imagjinoj lehtësisht një situatë kur një ditë qeveria polake do të vendosë të pyesë polakët nëse ata duan ta mbajnë vendin në BE dhe më pas të kujdeset që ata të arrijnë në përfundimin se është e nevojshme t’i thonë lamtumirë Bashkimit Europian", ka deklaruar Tusk, President i Këshillit Europian.

Dalja e Polonisë nga Bashkimi Europian paraqet një rrezik më të madh se largimi i Britanisë së Madhe dhe kjo për shkak të rëndësisë gjeopolitike. E vendosur në qendër të Europës, Polonia ka rritur rolin e saj në kontinent, ndërsa ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me Londrën dhe Uashingtonin, për shkak të rrezikut që ndjen nga Rusia. Dalja e Varshavës nga BE mund të sillte reagim të ngjashëm në vendet e tjera të Europës Lindore, siç janë rastet e Hungarisë dhe Çekisë, ku ka përqindje të lartë të kundërshtarëve të unionit.

Jean-Claude Juncker: Sa të jem unë president, Ballkani Perëndimor nuk bëhet pjesë e BE

Të fundit