Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Ramës për trafikantët, Basha publikon tre emra: Këto janë ‘kokat’ që nuk arrestohen

Paralajmërimi i Ramës për trafikantët, Basha publikon tre

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se do të nisë aksioni për arrestimin e krerëve të organizatave kriminale në Shqipëri. Basha shprehet se Rama do të arrestojë vetëm keqbërësit e vegjël, pasi të mëdhenjtë kanë lidhje me pushtetin.

Kreu i PD-së përmend emrat e Saimir Tahirit, Klement Balilit dhe Agron Xhafajt (vëllai i Fatmir Xhafajt) si “kokat” e kanabisit dhe kokainës që Rama nuk i prek dot, por qeverisë me ta.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëhere. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.

Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë.

Të fundit