Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Trump: Ekziston mundësia e ndërhyrjes ushatarke në Venezuelë

Paralajmërimi i Trump: Ekziston mundësia e ndërhyrjes ushatarke

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përjashtojnë një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Venezuelë, aty ku presidenti Nicolas Maduro akuzohet se po përpiqet të vendosë diktaturën në vend. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit të ditës së djeshme që pati me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, me ambasadoren amerikane në OKB, Nikki Haley dhe këshilltarin amerikan të sigurisë, McMaster.

“Venezuela është kthyer në një rrëmujë të madhe, në një vend i rrezikshëm dhe në një situatë të trishtuar. Ne kemi shumë opsione për Venezuelën duke përfshirë një mundësi të mundshme ushtarake nëse është e nevojshme”, tha presidenti Trump.

Ndërkohë kujtojmë se Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte refuzuar një bisedë telefonike të premten me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro duke thënë se ai nuk do të komunikonte me të deri sa “demokracia të rivendosej” në Venezuelë.

Të fundit