Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i vrasjes, autori sherr me kushërinjtë e Arielës: Me këta dy plumba...

Një javë përpara se të vritej tragjikisht studentja nga Zharrëza Ariela Murataj, kishte kërkuar nga të afërmit e saj të ballafaqoheshin me 23 vjeçarin Aldison Beluli.

Ky i fundit e qëlloi për vdekje me pistoletë, pasi vajza e refuzonte lidhjen me të. Sipas të dhënave nga vendlindja e dy të rinjve, 23 vjeçari kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës një javë më parë në qendër të fshatit Zharrëz.

“Autori e kishte deklaruar një javë më parë se do të kryente vrasjen e vajzës dhe vetëvrasjen e tij madje kishte treguar edhe dy plumbat me të cilët kreu aktin”, raporton ABC News.

Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ur-LAnE17tU

 

 

Të fundit