Flash News

KRYESORE

Paralajmërohet publikimi i përgjimeve të reja: Do trazohen shumë ujëra në Tiranë; i përfshirë ish-ministri i Financave

Paralajmërohet publikimi i përgjimeve të reja: Do trazohen

Përgjimet e publikuara nga ‘Zëri i Amerikës’, pritet të pasohen me 'daljen ne drite' te skandaleve të tjera të zyrtarëve të lartë te mazhorances. Të paktën kështu është shprehur analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetarët Klodiana Lala dhe Bujar Malo.

Në emisionin e së enjtes së kaluar, Vangjeli bëri një deklaratë, e cila kaloi pa shumë bujë, që në thelb kishte publikimin e disa përgjimeve. “Ju paralajmëroj se do ketë çudira, jo vetëm lajme. Do trazohen shumë ujëra në Tiranë.....deri para zgjedhjeve, iu them shqiptarëve të presin të shikojnë sepse do ketë çudira”.

Pothuajse të njëjtën gjë shprehu edhe gazetarja Klodiana Lala në emisionin e së hënës ‘A Show’, kur u shpreh se po punon për dosje të tjera, pa dhënë më shumë detaje. Lala pak ditë më parë publikoi përgjimet e dosjes ‘339’, që faktonin blerjen e votës nga zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në Durrës, Kavajë dhe Dibër.

Të njëjtën gjë pretendon edhe gazetari Bujar Malo, qe në studion e emisionit ‘360 gradë’, u shpreh se loja e përgjimeve sapo ka filluar. Malo ishte konkret, kur deklaroi se në përgjime del edhe një ish-ministër i Financave i qeverisë Rama, edhe pse duhet pritur nesë do të publikohet diçka e tillë.

Loja sapo ka filluar. Zëri i Amerikës ka filluar edhe sot një tjetër zbërthim. Deri më datë 15 do të zbardhen edhe 45 kasetat e tjera të përgjimeve. Në përgjime del edhe një ministër i Financave të zt.Rama. Del edhe kryetari i bashkisë Kavajë. Nuk është vetëm Dibra dhe Durrësi, po shtrihet gjeografia e manipulimit të zgjedhjeve. Elvis Rroshi del në 12 kaseta. Aty del edhe ministri i Financave që e hoqi tani. I ka prokuroria ato”, përfundoi Malo, qe duket se i referohej ish-ministrave te Financave te qeverise 'Rama 1 dhe 2', Shkelqim Canit ose Arben Ahmetajt.

Të fundit