Flash News

KRYESORE

Paralajmërohet publikimi i videos së manipulimit të votave: “Krimineli kërcënoi Ramën dhe doli nga burgu”

Paralajmërohet publikimi i videos së manipulimit të votave:

Kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi publikimin e një tjetër video ku faktohet manipulimi i votave në Durrës. Sipas Bashës, një prej personave që ka bashkëpunuar në manipulimin e votave është me rekorde kriminale dhe me videon ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

Basha tha se Rama e ka nxjerr këtë person nga burgu për të mos publikuar videon, e cila, gjithsesi, pritet të publikohet nga media.

“Janë arrestuar disa kriminelë që kanë filmuar duke mbushur kutitë me vota dhe kanë kërcënuar Edi Ramën dhe vartësit e tij se do i publikojnë. Jam i sigurt që këto të dhëna do të publikohen nga media e pavarur.  E dinë edhe misionet e huaja se si është liruar krimineli. I ka treguar Edi Ramës videon ku mbush fletët në Durrës”, tha Basha në emisionin ‘360 gradë’.

Lulzim Basha ftesë Partisë Socialiste: Të zgjidhim krizën me nje qeveri ku Edi Rama nuk është kryeministër

Të fundit