Flash News

KRYESORE

Paralajmëron kreu i ARRSH: Kush rivendos tabelat në rrugë do ndiqet penalisht

Paralajmëron kreu i ARRSH: Kush rivendos tabelat në rrugë do

Çdo qytetar apo subjekt biznesi që shkel Kodin Rrugor duke vendosur tabela apo objekte që cënojnë sigurinë rrugore do të ndiqet penalisht.

 Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishte në segmentin Shkozet-Plepa ku ndoqi nga afër punën që po bëhet nga ARRSH dhe IKMT për pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare. 

“Po vazhdojmë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare nga të gjitha tabelat, reklamat, mjetet informuese, kioskat dhe çka është shpallur që në fillim me planin e punës. Po mbarojmë aksin Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa. Dua tu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në të gjitha akset kombëtare”, paralajmëroi Qendro, duke shtuar se do të ketë ndërhyrje në të gjitha akset kryesore.

 

 

Të fundit