Flash News

KRYESORE

Paralajmëron Maliqi: Nëse në zgjedhjet e 30 qershorit shkohet pa marrëveshje, do ketë përplasje civile

Paralajmëron Maliqi: Nëse në zgjedhjet e 30 qershorit shkohet pa

Deputeti Lefter Maliqi, nga radhët e PD berat, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se nëse në zgjedhjet e 30 qershorit do shkohet pa një marrëveshje politike, mund të ketë përplasje mes palëve politike në disa zona apo qarqe.

Ai u shpreh më tej i bindur se parlamenti është vendi i vetëm ku mund të ngrihet zëri për interesat e qytetarëve.

“Vazhdoj t’i qëndroj bindjes që Parlamenti është i vetmi vend ku mund të ngresh zërin dhe për keqqeverisjen edhe për interesat e qytetarëve. Zgjedhjet nuk do të bëhen edhe po të bëhen. Policia e Shtetit do të ketë përballje të lehtë në zgjedhjet e 30 qershorit. Sepse nëse do arrijë mazhoranca të arrijnë në zgjdhjet e 30 qershorit pa një marrëveshje me keqardhje mund të them se mund të ketë edhe një lloj përplasje civile mes krahëve politikë në disa zona apo qendra për shkak se policia nuk mund ta ruaj dot këtë përballje të rendit dhe të sigurisë”, u shpreh Maliqi.

Të fundit