Flash News

KRYESORE

Paralajmëron Manastirliu: Procedime penale për farmacitë që abuzojnë me çmimet

Paralajmëron Manastirliu: Procedime penale për farmacitë që

Ndërsa prej ditësh në Shqipëri banorët janë në vënë alert pas situatës me të cilën po përballet Italia nga coronavirus dhe kanë rendur nëpër farmaci për të blerë sa më shumë maska dhe produkte të higjienës personale, nga ana tjetër janë përballur me çmime shumëfish më të larta se ato standarde.

Për këtë, ministrja ë Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmëroi mbrëmë në emisionin “Opinion”, se do të ketë procedime penale për farmacistët ku konstatohet se ka rritje çmimi të produkteve të higjienës personale që këshillohen të përdoren për tu mbrojtur nga coronavirusi.

“E para nuk duhet të biem pre e panikut. Në Shqipëri të gjithë kanë vërshuar për të marrë masa të higjienës personale. Ne kemi marrë masa në strukturat spitalore që mos të ketë mungesa. Të gjithë elementët mbrojtëse të ekipeve janë dhe do të jenë. Në farmaci do të vijojë furnizimi sipas kërkesës. Kemi nxjerrë inspektoratin e barnave mjedisore për të bërë kontrollin për këtë inspektorët po vlerësojnë çmimet. Do të ketë kallëzime penale për farmacitë që abuzojnë me çmimet”, tha ministrja.

Të fundit