Flash News

KRYESORE

Paralajmëron Meta: Të mos e provojë askush kokëfortësinë time, Rama të mos më drejtohet më si ‘burri i Monikës’

Paralajmëron Meta: Të mos e provojë askush

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë pasi u pyet në detaje se cili prej anëtyarëve të familjes së tij është ‘Esat Toptani’, pasi deklaroi se është pasardhës i Avni Rustemit.

“Unë flas për veten time, është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e interesat e vendit. Unë nuk jam vetëm, por janë shumë shqiptarë që do bëjnë çdo gjë për të ruajtur dinjitetin., Rrugë për në Korenë e Veriut, Shqipëria nuk ka për të bërë. Holanda hoqi vizat, ka dhe vende të tjera të shqetësuara. Do bëjmë shtet apo cirk?

Hajde bëjmë cirk e dalim me çitjane e nallane. Kur të dijë të vijë këtu dhe nëse më thotë më burri i Monikës. do i them gruaja e Bilalit. Unë jam president, e nuk më intereson Monika, hallet e saj i ka të rregulluar ajo, se falë firmës së Edit ajo ka një pallat atje në unazën e re dhe i ka të sigurt fëmijët Monika”, tha Meta.

Të fundit