Flash News

KRYESORE

Paralajmëron Pekini: Kriza e Koresë së Veriut ka arritur pikën kritike

Paralajmëron Pekini: Kriza e Koresë së Veriut ka arritur

Kriza e Koresë së Veriut është duke arritur një pikë kritike, tha Ministria e Jashtme e Kinës, duke bërë thirrje për qetësi dhe kthim në tryezën e bisedimeve.

“Presioni, sanksionet dhe kërcënimet nuk mund ta zgjidhin problemin krejtësisht”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Çunying gjatë një konference për shtyp në Pekin.

“Mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë është trajtimi i shqetësimeve të sigurisë të të gjitha palëve përmes dialogut”.

“Kjo është mënyra e vetme për të ndërprerë rrënjësisht ciklin vicioz të testeve bërthamore dhe manovrave ushtarake”, shtoi Hua Çunying.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka kryer sot lëshimin e një rakete balistike që ka përshkuar hapësirën ajrore të Japonisë për të rënë në Paqësor, një hap i mëtejshëm në përshkallëzimin e tensioneve rreth ambicieve ushtarake të Phenianit.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet në urgjencë sot pasdite me kërkesë të Uashingtonit dhe Tokios.

Të fundit