Flash News

KRYESORE

Parandalohet konflikti mes disa personave, policia sekuestron armë dhe municione

Policia e Kurbinit ka parandaluar sot një konflikt mes disa personave dhe ka arrestuar në flagrancë një 63-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ëshë arrestuar shtetasi:

-Ndue Rica,  63 vjeç

Mësohet se Rica është konfliktuar me fqinjët e tij për rrjetin e ujësjellësit të fshatit pasi dyshehet se e ka dëmtuar.

Pas ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ndue Rica, ku gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në një ambient afër banesës së tij armë zjarri e municione luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

– 2 pushkë model 63

– 19 kapsolle detonatore

– 5 metër fitil zjarrpërcjellës

– 835 fishekë të ndryshëm ( pushke dhe pistolete)

– 3 krehëra

Shtetasi Ndue Rica, kishte konflikt me disa fqinjë të tij në lidhje me rrjetin e ujësjellësit. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit që furnizon banorët e fshatit ku ai banon si dhe të shtetasve me të cilët ka konflikt. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” dhe “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar nga nenet 278 dhe 159 të Kodit Penal.

Të fundit