Flash News

KRYESORE

Parandalohet krimi në familje, 74 vjeçari nga Karbunara qëllon me thikë djalin e tij, 45-vjeçar

Parandalohet krimi në familje, 74 vjeçari nga Karbunara qëllon

Çmenduritë në këtë vend nuk kanë të sosur. Çdo ditë vijnë lajme të çuditshme, sikurse lajmi i sotëm që një baba 75-vjeçar kërkon të vrasë me thikë të birin, 45-vjeçar! Pavarësisht motiveve të këtij krimi, apo tentative, lajmi nuk është aspak normal dhe ka të bëjë me gjithë atë situatë jashtë kontrollit që gjendet shoqëria jonë e traumatizuar.

Ja njoftimi i plotë i Policisë Lushnje:

“Gjatë natës, njoftohemi se në lagjen "Karbunarë e Madhe" Lushnje, ka një konflikt në familje. Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur shuarjen e konfliktit dhe parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Dervish Mezini, 74 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Karbunarë e Madhe" në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë), djalin e tij, shtetasin A.M, 45 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 278 të Kodit Penal.”

Të fundit