Flash News

KRYESORE

Parandalohet një sulm terrorist i ISIS-it në Maqedoninë e Veriut

Parandalohet një sulm terrorist i ISIS-it në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Brenshme ka njoftuar se është parandaluar një sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut, planifikuar nga mbështetësit e grupit të Shtetit Islamik. Pas një shkëmbimi informacioni me shtete partnere në lidhje me planet dhe synimet e mundshme për të kryer një akt terrorist në territorin e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Brendshme nisi menjëherë një operacion për identifikimin e organizatorëve, mbështetjes së logjistikës dhe autorët e mundshëm.

Policia ka kryer kontrolle në disa njësi administrative, ku sekuestroi objekte dhe mjete plasëse që do të përdoreshin për aktin terrorist.

“Pas urdhrave të marrë, në disa qytete në territorin e vendit, janë bastisur disa vende ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundur. MPB vazhdon të kryejë aktivitete dhe të ndërmarrë masa me të cilat punon për sigurimin e qytetarëve”, theksohet në njoftimin për media të MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

Të fundit