Flash News

KRYESORE

Parandalohet vrasja me thikë e shqiptarit, pas sherrit në lokal me italianin

Parandalohet vrasja me thikë e shqiptarit, pas sherrit në lokal me

Me një thikë në dorë, u ndal në kohë para se të kryente krim dhe t’i merrte jetën një shqiptari. Vetëm ndërhyrja e policisë lokale shmangu më të keqen. Të shtunën në mëngjes në Piazza del Popolo në Legnano në sajë të ndërhyrjes së shpejtë të policëve u ndalua një italian 50 vjeçar i cili ishte nisur për të gjetur një djalë, shqiptar 28 vjeçar. Ai mbante një thikë në duar. Rreth orës 10, teksa një patrullë e policisë lokale po patrullonte në zonën Oltrestazione, duke kaluar në Piazza del Popolo vuri re një person mbi biçikletë i cili po përpiqej të arrinte një person tjetër që po ecte në këmbë. Ai ishte shqiptari.

Në duar italiani mbante një thikë me teh 19 cm. 50-vjeçari italian, u arrestua menjëherë.  Sipas mediave italiane, eshte shmangur tragjedia për një shtetas shqiptar 28 vjeçar që jeton në Legnano me dokumente të rregullta, emri i te cilit nuk behet me dije.

Shkak per kete ishte bere zenka mes tyre në një lokal të zonës.

Të fundit