Flash News

KRYESORE

Paraqitja zhgënjyese e Argjentinës, Zaneti kritika trajnerit Sampaoli për Ikardin

Paraqitja zhgënjyese e Argjentinës, Zaneti kritika trajnerit Sampaoli

Ish-kapiteni i Argjentinës dhe Interit, Havier Zaneti është i bindur së sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi duhet të ftohej në Kampionatin Botëror.

“Tashmë e kam thënë dhe e përsëris: Mauro meritoi një shans për ata që ka bërë dhe po bën”, ka thënë Zanetti nga Rusia.

“Do doja ta shikoja atë këtu në Rusi. Ai është  i ri dhe ka një të ardhme të madhe para tij. Ai do ketë një tjetër mundësi të jetë pjesë e Përfaqësueses së Argjentinës”.

Po ashtu, Zaneti theksoi se trajnerit Sampaoli i nevojitet kohë sepse jo gjithçka mund të arrihet brenda natës.

“Sampaoli? Kjo skuadër ka lojtarë të mëdhenj, por i duhet kohë pasi kualifikimet ishin të vështira. Kishte një ndryshim trajneri dhe jo gjithçka mund të arrihet brenda natës. Ndeshja e ardhshme (ndaj Kroacisë) është një test i rëndësishëm”, ka shtuar Zanetti.

Vlen të theksohet se mbrojtësi legjendar me përfaqësuesen është paraqitur në 144 ndeshje, por ka arritur të luajë vetëm në dy Botëror.

Të fundit