Flash News

KRYESORE

Parashikimet e gazetarëve: Rama nuk e mbyll mandatin, opozita nuk zëvendësohet

Parashikimet e gazetarëve: Rama nuk e mbyll mandatin, opozita nuk

Në emisionin ‘Opinion’ po diskutohet tema: “Opozita, përsëri në protest”, ku gazetarët Erl Murati dhe Mentor Kikia vlerësuan tubimin e opozitës para Parlamentit.

Pyetur lidhur me angazhimin e mazhorancës për zëvendësimin e deputëtëve që dogjën mandatet, ata nënvizojnë se opozita nuk mund të emërohet duke shtuar se nëse ngërçi vijon,  se Rama nuk do ta mbyllë mandatin e plotë deri në vitin 2021.

Erl Murati: Ishte një protestë pozitive, nuk kishte akte dhune. Sa i përket qëndrimit politik të dy palëve, po e mbajnë në nivele maksimale. Parashikoj që kjo krizë të jetë shumë e gjatë dhe të futen dhe politikanë të lartë ndërkombëtarë. Dialogu hë për hë është i pamundur. Edhe eurodeputetët kanë tentuar të bëjnë një marrëveshje. Nuk besoj që opozita mund të emërohet. Kjo mund të jetë një patericë afatshkurtër po nuk besoj ta mbyllë mandatin. Unë besoj që do jetë një zgjidhje e mesme, por jo brenda këtij viti.

Mentor Kikia: Nuk janë njerëz të zgjedhur nga Rama. I ka futur LSI në lista dhe PD. Kjo që po mësojmë është treguesi se çfarë dëmi i kanë bërë këtij vendi listat e mbyllura. Kjo krizë të çojë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor. Ata nuk e zëvendësojnë dot opozitën, nuk bëjnë dot si opozitarë kanë ardhur aty si një kompromis politik.

Të fundit