Flash News

KRYESORE

Parashikimet e Mourinho për Botërorin, skuadrat që kalojnë grupin dhe përballjet e 1/8-ve

Parashikimet e Mourinho për Botërorin, skuadrat që kalojnë

Jose Mourinho do të jetë në rolin e opinionistit, në një televizion rus, gjatë këtij kampionati Botëror. Trajneri i Manchester United ka dhënë edhe parashikimet e tij të para sa i takon fazës së grupeve dhe ndeshjeve në raundin e 1/8-ve.

Parashikimet e Jose Mourinho

Grupi A: Uruguaji fiton grupin, Rusia organizatore del e dyta.

Grupi B: Spanja fiton grupin, Portugalia kualifikohet si e dyta.

Në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Uruguaj-Portugali dhe Spanjë-Rusi.

Grupi C: Franca fiton grupin, Australia del e dyta.

Grupi D: Argjentina fiton grupin, Nigeria kualifikohet si e dyta.

Në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Francë-Nigeri dhe Argjentinë-Australi.

Grupi E: Brazili fiton grupin, ndërsa Zvicra e dyta.

Grupi F: Gjermania fiton grupin, Meksika kualifikohet si e dyta.

Në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Brazil-Meksikë dhe Gjermani-Zvicër.

Grupi G: Anglia fiton grupin, ndërsa Belgjika del e dyta.

Grupi H: Senegali fiton grupi, Polonia kualifikohet si e dyta.

Në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Angli-Poloni dhe Senegal-Belgjikë.

 

 

Të fundit