Flash News

KRYESORE

Parashikimet ekonomike të Arben Malajt: Zgjatja në kohë e krizës politike, pasoja të mëdha për vendin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj parashikon se zgjatja e krizës politike që po kalon vendi do të ketë pasoja të mëdha në ekonomi, si: Ulje të investimeve të huaja, rritje të papunësisë dhe varfërisë, po ashtu edhe braktisjen e vendit.

Malaj pozicionohet në krah të atyre që kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që përfaqesuesit t’i perzgjedhin votuesit dhe jo kryetaret, në nivel vendore apo kombëtar.

Për të ilustruar efektet e një krize të zgjatur politike, Malaj përmend rastin e Greqisë dhe Italisë: “Mos kerkoni me larg shikoni Greqine dhe Italine, ku jetojne pjesa më e madhe e emigranteve shqiptare. Borxhi publik i Greqise kur nisi krize e saj ishte 176% e produktit te brendshem, tani ka arritur rreth 220% e PBB-se. Italia për shkak të zinxhirit të krizave politike nuk i bëri kurrë reformat strukturore për tu bere konkuruese. Tani borxhi i saj publik dhe kostua e financimit te ekonomise gjithashtu po rritjen ne nivele kritike”, shkruan Malaj në ‘Facebook’.

Statusi i plotë:

Vendi është në një situate kritike, e cila kërkon një zgjidhje. Nëse kjo situatë vazhdon, ajo do të ushqej një efekt domino jo pozitiv mbi zhvillimet social, ekonomike the politke. Pasiguria do të reduktoj konsumon dhe investimet individual e private, investment e huaja direkte do të mbeten në pritje. Gjithashtu rritja ekonomike do të ulet ndjeshëm, papunësia do të rritet, varfëria do të shtohet, braktisja e vendit do the përshpejtohet.

Më pak rritje ekonomike, më pak të ardhura në buxhet, më pak të ardhura , më shumë defiçit buxhetor dhe borxh publik më të lartë. Ky cikël negative mund të nderpritet vetëm nëpërmjet një pakete të reformuese të politikës dhe jo nga marreveshje individuale midis liderve partiake. Pa reformuar sistemim tone politik duke reduktuar defiçitin demokratik, përfaqesuesit t’i perzgjedhin votuesit dhe jo kryetaret, në nivel vendore apo kombëtar, pa qartësuar ndarjen, balancën dhe kontrollin e pushteteve çdo marrëveshje për një zgjidhje i bën të padobishme zgjjedhjet e njëpasnjeshme sipas mentalitetit - "sic ma bëre - do ta bëj". Politikanët duhet të mbajnë parasysh dallimin e madh dhe të qartë midis nje lideri partiak dhe një burri shtetit. Gjatë çdo krize vendet varfërohen më shumë.

Vendi ynë rrezikon te mbetet perjete vendi me i varfer në Evropë. Mos kerkoni me larg shikoni Greqine dhe Italine, ku jetojne pjesa më e madhe e emigranteve shqiptare. Borxhi publik i Greqise kur nisi krize e saj ishte 176% e produktit te brendshem, tani ka arritur rreth 220% e PBB-se. Italia për shkak të zinxhirit të krizave politike nuk i bëri kurrë reformat strukturore për tu bere konkuruese. Tani borxhi i saj publik dhe kostua e financimit te ekonomise gjithashtu po rritjen ne nivele kritike. Pavaresisht rritjes se partive populiste, ekonomia e saj po prodhon me shume borxhe, me shume varfëri me pak kohezion social dhe me shume instabilitet politik.

Të fundit