Flash News

KRYESORE

Parashikimi i IGJEUM-së, zonat më të rrezikuara nga zjarret sot dhe nesër në Shqipëri

Parashikimi i IGJEUM-së, zonat më të rrezikuara nga zjarret sot

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme sa i takon situatës së zjarreve në vend pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR”. Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

Po sipas IGJEUM-së, sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme mundësitë për reshje janë shumë të vogla ndërsa disi më të larta në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, ku priten reshje lokale të dobëta. Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë me shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

Sa i takon temperaturave, ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 34 °C, në vendet e ulëta: 20 / 35 °C dhe në vendet malore: 15 / 30 °C. Era pritet të fryjë e lehtë dhe në mesditë në zonat bregdetare pritet erë e lehtë deri mesatare.

Të fundit