Flash News

KRYESORE

Parashikimi i zymtë i presidenti: Me këtë situatë krize, nuk ka çelje negociatash me BE-në

Parashikimi i zymtë i presidenti: Me këtë situatë krize, nuk

Presidenti Ilir Meta bën një parashikim sa i përket të ardhmes evropiane të Shqipërisë aspak të pozitive.  Sipas tij, integrimi për në BE ndodh vetëm atëherë kur organizohen zgjedhje të lira e me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike. Në të kundërt, çelje negociatash nuk do të ketë.

“Me këtë situatë krize të thellë që ka vendi dhe aq më tepër me prapësinë dhe mungesën e vullnetit për zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, kam thënë që nuk ka çelje të negociatave të Shqipërisë me BE. Ju ambasadore e deklarata të personaliteteve të KE, të gjithë me mandat te kufizuar, dhe meqë janë çështje të integrimit do ju lutesha të ndiqnit koherencën e qëndrimeve të mia nga 8 dhjetori 1990 deri sot. Sa i takon përmasave e konsideroj veten një lider lokal. po të jeni e sigurt ju për çështje të integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë që t’ju thotë të vërtetët se si është.

Nuk jam këtu t’i bëj qokë askujt, as qeverisë e as opozitës, jam këtu për interesin kombëtar. Pa zgjedhje vendore, gjithëpërfshirëse, në 13 tetor, mos prisni asnjë mrekulli më 18 tetor dhe të gdhiheni me çelje negociatash. Ndaj kam apeluar për dialog politik, real mes dy palëve për këtë çështje madhore.” tha kreu i shtetit.

Të fundit