KRYESORE

Parashikimi tronditës: Shqipëria më pak se 1 milionë banorë deri në fund të shekullit

Parashikimi tronditës: Shqipëria më pak se 1 milionë

Deri në fund të shekullit, popullsia shqiptare do të këtë një ulje drastike. Referuar parashikimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në territorin shqiptar do të jetojnë nën 1 milionë banorë. Kjo do të thotë një rënie prej 62 për qind krahasuar me numrin aktual. Por ka edhe një skenar edhe më negativ për vendin tonë. Nëse ulet edhe lindshmëria, atëherë në fund të shekullit në Shqipëri do të jetojnë vetëm 500 mijë banorë.

Një rrudhje e tillë do të jetë më e madhja në botë. Sipas OKB-së, nga 5 shtetet që pritet të kenë rënien më të madhe të popullsisë në 80 vitet e ardhshme, 4 gjenden në Ballkan.

Më konkretisht në vendin e dytë, shteti që do të pësojë uljen më të madhe të popullsisë është Serbia me 52 për qindi, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt Moldavia dhe Bosnja, ku popullsia pritet të tkurret me 50 për qind deri në fund të këtij shekulli.

Shteti që mbyll pesëshen e vendeve më krizën më të thellë demografike, është Bullgaria për të cilën OKB parashikon se do të humbasë 48 për qind të popullsisë deri në vitin 2100. Projeksionet kanë probabilitetin më të lartë për t’u realizuar.

Të fundit