Flash News

KRYESORE

Parashikoi se Prela kalon vettingun, ish-ministri: Do doja ta kisha humbur këtë bast, por kjo drejtësi si drapri s’të fal!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar menjëherë sapo KPK konfirmoi në detyrë drejtuesen e komanduar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Madje, ai rikthen parashikimin në formën e një basti, ku theksonte se pavarësisht vërejtjeve dhe problematikave të konstatuar nga përfaqësues të ONM ndaj Prelës, sërish prokurorja do ta kalojë vettingun me sukses.

“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë!

Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!

Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.

Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!”, shkruan Manjani në facebook.

Të fundit