Flash News

KRYESORE

Paratë e fshehura mes të brendshmeve, gjyqtari: Janë të djalit; kam dokumentacionin e tyre

Paratë e fshehura mes të brendshmeve, gjyqtari: Janë të

Gjyqtari Skënder Damini u shoqërua sot në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës pasi iu gjet një shumë e majme parash pas kontrollit nga policia.

Damini është njëri prej 3 gjyqtarëve që vendosën të pranojnë gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, e duke e shpëtuar atë nga dënimi i përjetshëm, për vrasjen e katër efektivëve në Durrës.

“Paratë e gjetura janë të djalit dhe disponoj të gjithë dokumentacion e tyre. Ndërsa 8 fishekët e gjetur janë të pistoletës që e mbaja deri para pak kohësh sipas ligjit dhe e kam dorëzuar. Lidhur me vendimin për të akuzuarin, ka qenë bindja ime personale nga leximi i dosjes”, mësohet të ketë dëshmuar gjyqtari Damini.

Të fundit