Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paratë e hashashit dhe turizmi në Shqipëri, si euro zbriti në nivelin më të ulët në 9 vjet në 2017-n
Euro e mbylli 2017-n në nivelin e 133 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, teksa mesatarja për gjithë vitin arriti në 134.1 lekë. Ky është niveli më i ulët në 9 vjet, që prej 2009-s, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 132.1 lekë. Më pas euro u forcua, duke u stabilizuar për 5 vjet radhazi (2011-2015) në nivelin e 140 lekëve.
Kërkesa e madhe për valutë, e nxitur dhe nga transferimi i fitimeve të kompanive të huaja, kryesisht të telekomunikacionit dhe oferta e kufizuar për të ishin arsyet kryesore që e mbajtën euron në ekuilibrin e 140 lekëve, ndërsa rolin e stabilizatorit me tregjet ndërkombëtare e mbajti dollari, që shënonte dhe luhatjet më të mëdha, duke u rritur kur euro binte në mënyrë që të ruante raportet e kryqëzuara në tregjet ndërkombëtare . Leku fitonte pikë lehtë ndaj euros gjithnjë në verë dhe në fundvit, si rrjedhojë e efekteve sezonale (turizmit dhe prurjeve të emigrantëve), por pa iu larguar shumë nivelit të 140 lekëve.
Thyerja e ekuilibrit të euros filloi në gjysmën e dytë të vitit 2016, sidomos pas muajit tetor, kur monedha e përbashkët humbi pikë me shpejtësi, për të arritur nga rreth 139 lekë në fillim të vitit në 135 lekë në dhjetor. Hyrja e lartë e valutës që filloi të vinte nga ekonomia informale, (viti 2016 shënoi një nivel të lartë të kultivimit të hashashit, që u mboll në prill-maj dhe u korr në shtator-tetor dhe filloi të shitej në tetor), rriti dukshëm ofertën për euro në tregun e brendshëm.
Janari 2017 filloi me një nënçmim të lekut, teksa euro u ngjit në nivelin e 137 lekëve, si rrjedhojë e transferimit të fitimeve nga kompanitë e huaja. Por, kjo zgjati shumë pak. Rritja e ofertës për valutë bëri që euro të binte me shpejtësi, duke zbritur në nivelin e 133 lekëve në maj.
Zgjedhjet dhe pika më e ulët e vitit
Në 18 qershor u arrit marrëveshja mes liderit të PD-së, Lulzim Basha, dhe atij të PS-së, Edi Rama, për të hyrë bashkarisht në zgjedhje. Nga ajo ditë deri në zhvillimin e zgjedhjeve euro shënoi një rënie të fortë. Në 27 qershor, 2 ditë pas zgjedhjeve, me hapjen e bankave, euro arriti në nivelin më të ulët të vitit 2017, prej 131.98 lekë , duke reflektuar hedhjen e sasive të mëdha të monedhës së përbashkët në treg, në një periudhë kur nuk ka efekte sezonale.
Më pas monedha e përbashkët filloi të rritej, për të rënë sërish në muajt e verës, si rrjedhojë e shtimit të turistëve, që shënuan rekord këtë vit, por pa arritur nivelin e paszgjedhjeve (niveli më i ulët në verë ishte 132.29 lekë për një euro).
Në shtator euro iu rikthye tendencës duke u rritur, teksa tregtia u gjallërua dhe kërkesa për valutë u forcua. Në ditët e fundit të vitit, euro ra sërish, duke zbritur nën 133 lekë, po si rrjedhojë e efekteve sezonale, për t’u rritur sërish me afrimin e vitit të ri.
Një tjetër dukuri e konstatuar në 2017-n ishte forcimi i monedhës vendase para datës 20 të çdo muaji, teksa kompanitë e huaja, sidomos TAP, që këtë vit ishte në kulmin e investimeve, këmbente eurot për të paguar sigurimet e punonjësve. Edhe eksporti i shërbimeve është përmirësuar vitin e fundit, duke sjellë më shumë valutë, një tjetër faktor që ka rritur prurjet e monedhës së përbashkët, duke neutralizuar efektin e thellimit të deficitit tregtar. Megjithatë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente (bilanci i parave që hynë dhe dalin nga vendi) për 9 mujorin ishte -519 milionë euro, me një përmirësim prej 116 milionë eurosh nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, që nuk arrin të shpjegojë forcimin e ndjeshëm të lekut. Kjo shumë është e barabartë me volumin e këmbimeve valutore në vetëm pak ditë! Për krahasim, në 2013-n, deficiti i llogarisë korente u përmirësua me 176 milionë euro për 9 mujorin, por euro jo vetëm nuk ra, por u forcua me 1.5 lekë mesatarisht atë vit (nga 138.8 lekë në 140.3 lekë).
Në linjë me euron, edhe dollari ka qenë në rënie të ndjeshme gjatë vitit 2017, duke zbritur nga gati 130 lekë në janar në 111 lekë në fund të 2017-s. (Monitor)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38