Flash News

KRYESORE

Paratë e hashashit, gazetarja e ekonomisë: Ka një mënyrë si mund të legalizohen, por duhet marrëveshje e re Rama-Basha

Paratë e hashashit, gazetarja e ekonomisë: Ka një

Gazetarja e ekonomisë, Aurora Sulçe ka deklaruar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora Neës, kur po flitej për paratë se siguruara nga hashashi, ka deklaruar se ekziston një mundësi se si paratë e siguruara nga aktivitetet e paligjshme mund të legalizohen. Amnisiti kapitali, u shpreh Sulçe, si mënyra për të futur në mënyrë legale këto para në ekonominë shqiptare. Por gazetarja theksoi se kjo nuk mund të bëhet nga një parti e vetme, por kërkon marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës.

Gjithsesi, Sulçe e konsideroi të rrezikshëm këtë skenar, pasi amnistia e kapitalit do të prishte konkurrencën në treg dhe askush nuk mund të mbështesë zhvillimin e ekonomisë te paratë e paligjshme.

“Ka një mënyrë të vetme që quhet amnistia e kapitaleve. Ka një formë se si jo vetëm paratë që rrjedhin nga aktivitetet e paligjshme, por edhe ato të evazionit fiskal, edhe ato të cilat nuk janë të deklaruara, sepse ka shumë lloje parash, të cilat mund të legalizohen. Për  t’u bërë kjo bëhet amnisti kapitalesh. Por nuk e bën dot vetëm një mazhorancë, duhet një kompromis ndërmjet të gjithave partive dhe të thuhet se biem dakord. Bëhet amnisti kapitalesh, ato para hyn në ekonomi, por duhet të kuptojmë një gjë, këto nuk janë situata që i leverdisin një ekonomie në afatgjatë sepse prishin konkurrencën në treg. Askush nuk mund të mbështesë zhvillimin e ekonomisë te paratë e paligjshme”, deklaroi gazetarja.

Të fundit