Flash News

KRYESORE

Paratë në Toyota Yaris/ Policia belge nis kërkimin për dy shoferë kamioni nga Shqipëria

Paratë në Toyota Yaris/ Policia belge nis kërkimin për dy

Me kërkesë të policisë shqiptare, policia belge ka nisur kërkimin për dy shtetas shqiptarë, pasi miliona euro u gjetën në kamionin tyre. Shuma e madhe e parave u zbulua gjatë një kontrolli rutinë në portin shqiptar të Durrësit.

Kamioni vinte nga Belgjika dhe në të ishin të ngarkuara 9 makina, në dy prej të cilave u gjetën të fshehura më shumë se 3 milionë euro dhe rreth 100 mijë franga zvicerane. Që prej atëherë nisi kërkimi për shoferët, të cilët ende nuk janë gjetur.

Drejtuesit e mjeteve, rreth të 30-ve janë zhdukur prej një kohe të gjatë. Nisur nga kjo, policia shqiptare i kërkoi asaj belge që ta ndihmojë në kërkimin dhe gjetjen e tyre.

Shuma e madhe e parave u bllokua më qershorin 2018-ës dhe informacion për të kishte edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili nga kuvendi tha për transportin e parave me Toyota Yaris, të cilat ishin porositur nga kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla. Që prej atëherë kanë nisur hetimet, ku është përfshirë edhe prokuroria belge.

Të fundit