Flash News

KRYESORE

Parfum në verë? Mendojeni dy herë para se ta hidhni, shkakton sëmundje

Parfum në verë? Mendojeni dy herë para se ta hidhni, shkakton

Me afrimin e stinës së verës shtohet dhe paranoja se mund të kemi erë të keqe dhe marrim masat e nevojshme që të shmangim çdo aromë që mund të ndikoje tek personat që kemi pranë dhe kontakt me ta.

Dhe kjo bën që të drejtohemi tek parfumët me idenë se ata do minimizojnë aromën e pakëndshme që shkakton  djersa si pasojë e të nxehtit të verës. Dhe nëse tundoheni të hedhni parfum, mendojeni dy herë para se të ndërmerrni këtë veprim.

Të hedhësh parfum apo pasrrojë në gjoks dhe qafë dhe të dalësh menjëherë jashtë në diell shkakton një sëmundje të lëkurës të quajtur Pikiloderma of Civatte. Mund të mos keni dëgjuar më parë për këtë gjendje, megjithatë, ajo mund të shfaqet jo vetëm si pasojë e përdorimit të parfumit, por i daljes së menjëhershme në rrezet e diellit.

Të njëjtat dëme mund të ndodhin edhe nëse përdorni tharëse flokësh apo sauna menjëherë pasi keni hedhur parfum në qafë ose gjoks.

“Përdorimi i saunës, avullit apo mbajtja e tharëses së flokëve shumë afër fytyrës mund të shkaktojë shfaqjen e venave të vogla. Kjo ndodh si rezultat i nxehtësisë së këtyre pajisjeve. Duket se jeta moderne vjen me një sërë rreziqesh për lëkurën tonë. Ekranet e televizioneve, laptopëve, celularëve gjithashtu janë të dëmshme për lëkurën për sa kohë rrezatojnë dritën blu të njohur si HEV që është e rrezikshme, po aq sa dëmtimet nga dielli”, vijon Chanele.

Dermatologët thonë se trajtimi më efektiv është përdorimi i ekranit mbrojtës, i cili duhet të jetë të paktën SF30.

Burimi: Mirror

Të fundit