Flash News

KRYESORE

Paris Hilton flet për videon që iu publikua teksa kryente marrëdhënie: Ndihesha si të isha përdhunuar elektronikisht

Një nga ngjarjet që ka ndikuar më shumë në jetën e Paris Hilton është videoja e saj që kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin. Rick Salomon, i publikoi një video të cilën ata e kishin xhiruar teksa bënin seks.

Në dokumentarin që flet për jetën e saj, i cili titullohet "This is Paris", milionerja tregon se si u gënjye atëhere nga ish-i dashuri i saj.

Këtë eksperiencë, Paris Hilton e krahason me si një “përdhunim që i është bërë në mënyrë elektronike”:

“Ajo ishte lidhja ime e parë e vërtetë. Isha 18 vjeçe. Isha shumë e dashuruar me të dhe doja ta bëja të lumtur. Dhe më kujtohet që ai nxori kamerën dhe po më ushtronte presion që ta bëja atë gjë. Ishte njësoj si të isha përdhunuar në mënyrë elektronike. Ai ishte momenti privat i një vajze adoleshente, por të gjithë e shihnin dhe qeshnin me të, a thua se ishte diçka komike. Mund të them se ajo video është diçka për të cilën do të pendohem gjithë jetën. Isha adoleshente, isha e dashuruar. I besova njeriut të gabuar. Mendoj se shumë vajza, veçanërisht kur janë në një lidhje, thjesht duan të ndihen të dashuruara dhe besojnë se i dashuri i tyre do ta mbaj gjithçka private, por ti asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë, sepse njerëzit ndryshojnë dhe disa djem nuk janë njerëz të mirë.”

Të fundit