Flash News

KRYESORE

Parkimet mbi trotuare, Policia Rrugore zbarkon te Komuna e Parisit dhe gjobit drejtuesit e mjeteve

Parkimet mbi trotuare, Policia Rrugore zbarkon te Komuna e Parisit dhe gjobit

Policia Rrugore ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në rrugën "Medar Shtylla", zona e njohur si Komuna e Parisit në Tiranë. Shkak janë bërë ankesat e vazhdueshme të banorëve, prej parkimeve të gabuara mbi trotuare, sidomos në mëngjes dhe në drekë, kryesisht në rrugët dytësore dhe brenda komplekseve të banimit.

Për rrjedhojë, kjo situatë pengon  qarkullimin normal të mjeteve dhe  emergjencave civile e mjekësore.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe një video të aksionit të rrugorëve, ku si pasojë ka ndëshkuar 83 drejtues mjetesh që kanë parkuar gabim.

 “Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre”, sqaron policia.

 

Të fundit