Flash News

KRYESORE

“Parkoi makinën dhe nxorri armën e gjahut”, dëshmia e punëtorit të karburantit që u grabit nga Anna Malaj

“Parkoi makinën dhe nxorri armën e gjahut”, dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e punonjësit 70-vjeçar të karburantit që u grabit nga 31-vjeçarja Anna Malaj dhe kushëriri i saj në fillim të muajit korrik.

Sipas gazetarit të 'News 24', Ervis Kuçi punonjësi është shprehur jashtë kamerave se ngjarja është regjistruar rreth orë 04:00 të mëngjesit të 2 korrikut, ndërsa Anna dhe kushëriri i saj fillimisht kanë parkuar makinën pak metra larg karburantit e më pas janë lëshuar me armë gjahu në drejtim të tij duke i marrë xhiron ditore prej 30 mijë lekësh.

Ndërsa ajo kërcënonte punonjësin, i riu ka vrapuar drejt kasafortës. Sipas dëshmisë, me të marrë paratë dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi.

Një javë pas kësaj grabitje, 31-vjeçarja dhe kushëriri i saj tentuan dy grabitje të tjera në dy pika karburantesh në Mallakastër e Fier, por dështuan.

Sapo u afruan në pikat e karburanteve ata hasën në reagimin e punonjësve dhe u larguan pa marrë asgjë. Në cilësinë e provave materiale policia ka sekuestruar mjetin që përdorej nga dy te rinjtë, armën, 6 fishekë, një palë doreza dhe 4 targa të falsifikuara.

Anna Malaj është banore e fshatit Visokë të Mallkastrës ku prej vitesh banon me familjen e saj. Mbi 31-vjeçaren janë ngritur akuzat e vjedhjes dhe armëmbajtje pa leje.

Të fundit