Flash News

KRYESORE

“Parlamenti dhe qeveria, legjitime”, Ambasada e ShBA anashkalon raportin e DASH: Në zgjedhjet e 2017-ës pati blerje votash

“Parlamenti dhe qeveria, legjitime”, Ambasada e ShBA anashkalon

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht”.

Është kjo një prej reagimeve të ambasadës amerikane dy ditë pas publikimit të raportit të Departamenti Amerikan i Shtetit, e cila thekson në disa momente se në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës janë konstatuar shitblerje votash.

Ndryshe nga ambasada e ShBA në Tiranë, raporti i Departamentit të Shtetit citon në pjesën më të madhe OSBE për atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor 2017, por bën edhe vlerësime të saj.

“Zgjedhjet e fundit për kuvendin kombëtar u mbajtën në qershor 2017. Vëzhguesit e OSBE-së për procesin zgjedhor raportuan: “Garuesit patën të mundur të bënin fushatë lirshëm dhe liritë thelbësore u respektuan. Vazhdoi politizimi i organeve dhe institucioneve që merreshin me zgjedhjet dhe gjithashtu pati akuza të shumta për blerje të votave dhe presione mbi votuesit lëkundën besimin e publikut te procesi zgjedhor”.

Raporti ndalet edhe te respektimi i të drejtave të minoriteteve, por edhe këtu Departamenti Amerikan i Shtetit bën një tjetër kritikë të fortë kur nënvizon se “disa pakica mbetën të prekshme në blerjen e votave”.

Opozita dogji mandatet, pasi e konsideron mazhorancës si jo legjitime për shkak te blerjes se votave ne zgjedhjet e përgjithshme te 2017-ës, fakt që është pranuar edhe nga OSBE-ja.

Të fundit