Flash News

KRYESORE

Parlamenti Europian kundër Albin Kurtit kryeministër? “Kosovës i duhet një qeveri proeuropiane”

Parlamenti Europian kundër Albin Kurtit kryeministër?

Parlamenti Europian e ka miratuar raportin për Kosovën me një shumicë të madhe votash: 474 për, 134 kundër dhe 64 abstenime.

Raportuesja e posaçme për Kosovën, Ulrike Lunacek, tha pas miratimit të raportit se "në këtë mënyrë mbahet e hapur edhe perspektiva europiane" e Kosovës. "Në rrugën e saj drejt vendosjes së shtetit juridik, zhvillimit demokratik dhe ekonomik, Kosova ka nevojë për një perspektivë të qartë europiane. Bllokada politike e muajve të fundit duhet të përfundojë menjëherë", tha Lunacek, e cila kërkoi krijimin e shpejtë të një qeverie proeuropiane dhe kthimin tek një politikë konstruktive që synon zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës.

Kjo deklaratë e Lunacek po interpretohet si qëndrim kundër zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje u rendit e dyta në zgjedhjet parlamentare dhe nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk krijojnë dot qeverinë, atëherë do të jetë Kurti që do të tentojë të ndërtojë një koalicion për t’u zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Të fundit