Flash News

KRYESORE

Parlamenti Europian miratoi 15 kushtet për Shqipërinë, PDIU: Statusi i vendit kandidat prej 7 vitesh ka mbetur si pëlhura e Penelopës

Parlamenti Europian miratoi 15 kushtet për Shqipërinë, PDIU:

PDIU ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratoi 15 kushte për Shqipërinë, përpara konferencës ndërqeveritare për vendosjen e hapjes së negociatave.

Në një status në Facebook, PDIU shkruan se vetëm largimi i Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë mund të heqë 15 kushtet të cilat u miratuan sot me anë të një amendamenti në PE.

PDIU thotë se edhe marrja e statusit të vendit kandidat prej 7 vitesh ka mbetur si ‘pëlhura e Penelopës’ me të cilën endet Rama dhe që nuk mbaron kurrë.

 Statusi i PDIU

Shqiptarët e kanë sot të qartë më shumë se kurrë që vetëm heqja e Ramës mund të heqë kushtet që shtohen çdo vit për Shqipërinë nga BE.

Parlamenti Europian miratoi dje rezoluten në të cilën kërkohet plotësimi i 15 kushteve përpara konferencës ndërqeveritare për vendosjen e hapjes së negociatave.

Po ky parlament në 2013 aprovoi marrjen e statusit të vendit kandidat, por jo datën e hapjes, e cila prej 7 vitesh ka mbetur si pëlhura e Penelopës që endet nga Edi Rama çdo vit e që nuk mbaron kurrë.

Në vitin 2013 ishin 5 kushte, më pas u shtuan të tjera çdo vit dhe tani janë 15 kushte që kërkojnë shtet ligjor, zgjedhje të lira e të gjithpranuara, hetim të korrupsionit e krimit elektoral.

Ky është bilanci i Ramës në 7 vite qeverisje, nga 5 në 15 kushte, si pasojë e dëmeve të kryera prej tij në shtetin ligjor, kapjen e të gjitha pushteteve, korrupsionin galopant dhe dhunimin e vjedhjen e zgjedhjeve.

Lexoni edhe:Rama i ka mohuar, PE miraton amendamentin me 15 kushtet për Shqipërinë para nisjes së negociatave

Të fundit